Forumi Shqiperia.gr


Kthehu Mbrapa   Forumi Shqiperia.gr > Arti dhe Kultura > Letersia Shqiptare

Letersia Shqiptare Gjithcka mbi letersine Shqiptare, mbi boten e librit shqip, dhe autorin

Pėrgjigju
 
Veglat E Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-02-09, 01:26   #1
InXhiNieR
ADN
 
Avatari i InXhiNieR
 
Post Naim Frasheri - Poezi

Fjalet e Qiriritirit

Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė t'ua bėnj ditė.


Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė njihni.


Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj dot.


Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.


Kur mė shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam nė dritėt tė vėrtetė,


Unė jam nė shpirtin tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,


Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,


Nė shpirt kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė ftohem,


Dua ta djek trupn' e kretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,


Bashkė me gėzimt tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e urtėsinė.


Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.


O zėmėra fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.


Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.


Gjithė tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.


Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e ndryshuar,


Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.


Edhe ndėr qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė


Bėnem qėngj e kec i pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?
__________________
Cito:


Ļ ÷ńŽóōēņ InXhiNieR äåķ åßķįé óõķäåäåģŻķļņ   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 03-06-09, 10:50   #2
eri dr
I/e rrespektuar
 
Avatari i eri dr
 
Gabim

Naim Frashėri lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr tė Pėrmetit; vdiq mė 20 tetor 1900 nė lagjen Erenqoj tė Stambollit, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janė sjellė nė Shqipėri. Ishte poeti mė i madh i rilindjes kombėtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturės shqiptare.

Nė vendlidje bėri mėsimet fillore dhe nisi tė mėsonte persishten pranė teqesė bektashiane. Mė 1865 familja u shpėrngul nė Janinė, ku bashkė me vėllanė mė tė vogėl Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869). Bėri pastaj pak muaj nė Stamboll, si nėpunės i vogėl nė zyrėn e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye nė vendlindje pėr klimė tė mirė. Nė fillim ishte nėpunės tė dhjetash nė Berat e mė pas i doganės nė Sarandė (1872-77). Nė kėtė periudhė Naim Frashėri bėri prova tė vjershėrimit shqip, nėn ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershėrimit persisht, me sukses, duke botuar mė vonė edhe njė pėrmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ėndėrrimet, 1885). Nėn ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, njėri nga udhėheqėsit e sė cilės ishte Abdyli, vėllai i tij mė i madh, dhe tė veprimtarisė kulturore patriotike tė Shoqėrisė sė Stambollit, nė krye tė sė cilės ishte Samiu, Naim Frashėri braktisi vjershėrimin persisht dhe iu kushtua letėrsisė shqiptare. Poema e tij e parė e re ishte Shqipėria (1880, botuar mė 1897), qė entuziazmoi patriotėt shqiptarė. Nė Stamboll Naim Frashėri ka qenė ndėr botuesit kryesorė tė revistės "Drita", mė pas "Dituria" (1884-85), ku u botuan shumė vjersha tė tij, proza e vargje pėr shkollat e para shqipe qė do tė hapeshin, disa shqipėrime tė shkrimtarit. Ai shėrbente si anėtar i Komisionit tė Botimeve pranė Ministrisė sė Arsimit, mė pas si kryetar.

Mė 1886 Naim Frashėri botoi poemėn e tij tė famshme Bagėti e Bujqėsi, atė greqisht Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katėr libra pėr shkollat: "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "E kėndimit tė ēunavet kėndonjėtoreja", (nė dy vėllime, me poezi, lexime tė ndryshme, njohuri tė para shkencore humanitare), si dhe njė "Histori tė pėrgjithshme". Mė 1888 vijoi me "Dituritė" (ribotuar mė 1895 me titullin "Gjithėsia", - shkenca tė natyrės). Mė 1890 doli pėrmbledhja e lirikave Lulet e verės, pastaj "Mėsimet" (proza patriotike dhe tė moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) mė 1894, sė fundi mė 1898 poema e madhe epike Historia e Skėnderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj.

Naim Frashėri u shqua pėr lirikėn e tij patriotike me temė aktuale (vjershat "Gjuha shqipe", "Korēės" 1887 etj.), u kėndoi me pasion tė rrallė mallit dhe bukurive tė atdheut ("Bagėti e bujqėsia") dhe bėri thirrje tė fuqishme pėr ēlirimin e tij (krijime tė ndryshme, "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve"), si dhe pėr begatimin e vendit dhe njė tė ardhme demokratike tė tij. Ai i kėndoi natyrės, dashurisė (poema "Bukuria", njė ndėr kryesoret e tij, 1890), miqėsisė, jetės intime (me brengėn pėr tė afėrmit qė bori). Poema "Historia e Skėnderbeut"qe njė kurorėzim i veprės sė tij, "testamenti i tij politik e poetik", me grishje tė hapėta pėr ēlirim nga Turqia ėshtė shkruar sipas traditės sė madhe barletiane. Nė poemat epike ai u ndikua nga historitė e vjershėruara tė Lindjes dhe nga bejtexhinjtė frashėriotė, po duke iu kundėrvėnė kėtyre me shqipen e kulluar apo me shkirnin e dogmės fetare (nė "Qerbelaja" dhe nė veprat e tjera, qė i hartoi pėr afrimin e elementit besimtar nė lėvizjen kombėtare).

Naim Frashėri u shqua edhe pėr poezinė meditative, nisi nė shqipet poezinė filozofike (vjersha "Perėndia" 1890). Shkroi dhe proza pėr tė vegjlit dhe bėri disa pėrshtatje mjeshtėrore fabulash tė La Fontenit. Botėkuptimi i Naimit ishte nė thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh qė kishte pėr racionalizmin e Detit dhe si pasues i shquar i iluministėve francezė Volter, Ruso etj., me besimin e plotė nė shkencat dhe nė rolin e tyre revolucionar nė shoqėri (pranimi i teorisė Kant-Laplas dhe i darvinizmit, qė i propagandoi me guxim tė madh pėr kohėn), me demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin nė aftėsitė e pashtershme tė popullit tė vet pėr tė qėndruar, pėr t'u ēliruar, pėr tė vajtur pėrpara me hov, Naim Frashėri u bė njė veprimtar revolucionar nė tėrė fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik. E gjithė veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtė me ēlirimin dhe pėrparimin e vendit, me ēlirimin shpirtėror dhe ndriēimin e masave tė popullit. Ai kishte besim tė plotė nė aftėsinė e mendjes pėr tė njohur realitetin e pėr tė vėnė nė shėrbim tė njeriut njohjen e ligjeve tė botės. Kėrkonte arsimim pėr tė gjithė, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, tė vendit (njė "demokraci prej pleqet", pra tė njė ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitė e akterit tė shqiptarėve (besėn, trimėrinė, bujarinė), traditat kombėtare qė nga lashtėsia pelazgjike. Bėnte thirrje pėr miqėsi me fqinjtė nė kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinė nė gjithė popujt e racat, ngrihej me forcė kundėr Megali Idesė e pansllavizmit, duke admiruar vetitė dhe kulturėn e popujve tė tjerė (poezinė pėrparimtare lindore, atė greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej tė cilave dhe u ndikua).

Naim Frashėri luajti, pėrkrah Samiut e pas Kristoforidhit, njė rol themelor pėr shqipen e re letrare, tė cilėn e shkroi me njė pasuri tė veēantė fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbėshtetur kryesisht nė gjuhėn e popullit, e shkroi tė pastėr dhe bėri njė punė tė dukshme pėr pasurimin e saj, duke e ngritur atė nė lartėsinė e njė gjuhe arti tė zhvilluar dhe kulture.

Ndikimi i Naim Frashėri, me gjallje tė shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetėm te shkrimtarėt shqiptarė tė kohės, por edhe tė periudhės sė mėvonshme, ishte i madh. Pas Ēlirimit u vunė nė pah dhe u ēmuan gjerėsisht meritat dhe vlerat e punės dhe tė krijimtarisė sė tij, pėrmes studimesh tė ndryshme. Ribotimet e veprave tė tij janė tė shumta; pėrveē tyre janė bėrė edhe disa botime kritike shkencore tė veprave tė Naimit. Emrin e Naim Frashėrit e mbajnė shkolla dhe institucione tė ndryshme. Pėr merita kulturore nė Shqipėrinė jepet urdhri qė mban emrin e poetit kombėtar.
Ļ ÷ńŽóōēņ eri dr äåķ åßķįé óõķäåäåģŻķļņ   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 03-06-09, 10:53   #3
eri dr
I/e rrespektuar
 
Avatari i eri dr
 
Gabim

Gjuha Jonė

Vėllezėr shqipėtarė!
Tė prekim urtėsinė,
Tė zėm' udhėn e mbarė,
Tė ngjallim Shqipėrinė.

Shqipėria ka qėnė
Edhe po do tė jetė,
Po sot nė ditėt tėnė
Tė metė tė mos ketė.

E ka nderuar zoti
Gjithėnjė Shqipėrinė,
Ish fort mirė qėmoti,
Do bėhet dhe taninė.

Sa ishte trimėria
N'atė kohė tė vjetrė,
Kish emrė Shqipėria,
Sa s'kish nonjė vėnt tjetrė.

Sa burra kordhėtarė
Ka nxjerrė Shqipėria
Mė pastaj e mė parė,
Q'i shkruan istoria!

Ajo ish koh' e zjarrtė
Dhe kish mundime tepėr,
Po sot pėndė dhe kartė
Na duhet, nukė tjetėr.

O burra, shqipėtarė,
Tė marrim dituritė,
Se s'ėshtė koh'e parė,
Tani lipsetė dritė.

Tė shkruajm' gjuhėn tėnė,
Kombinė ta ndritojmė,
Gjithė ē'ėshtė e ē'ka qėnė
Ngadalėzė ta msojmė.

pa shihni ē'gjuh' e mirė!
Sa shije ka e hije,
ē'e bukur'edh'e lirė,
Si gjuhė perėndie.

Shum'e bardhė kjo ditė
Pėr gjithė shqipėtarėt,
Do na sjellė njė dritė,
Qė s'e kishin tė parėt.

Kjo dritė do na bjerė
Tė gjitha mirėsitė
Dhe gjithė do t'i ngrerė
Dėmet e marrėzitė.

Si lum kush zė tė mbjellė,
Lum kush vė kėtė pemė!
Se kjo ka pėr tė pjellė,
S'mbulohetė me remė.
Ļ ÷ńŽóōēņ eri dr äåķ åßķįé óõķäåäåģŻķļņ   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 03-06-09, 10:54   #4
eri dr
I/e rrespektuar
 
Avatari i eri dr
 
Gabim

Falja

Zot i math e i vėrtetė
Qė kreve ē'shohėm nė jetė,
Edhe tė tjerė qė janė
Pa funt pa krye pa anė,
Edhe kudo je ti vetė,
Syri yn tekdo shikon,
Qė nga lint e gjer tek perėndon,
Mė ēdo vėnt tė sheh fuqinė,
Urtėsin' e madhėrinė,
Falna gjithė mirėsitė,
Epna dituri e dritė,
Tregona udhėn' e mirė,
Mos na lerė n'errėsirė,
Dhurona gjithė tė mirat,
Mėrgona nga tė pėshtirat.

Zot! falna vėllazėrinė,
Dashurin' e miqėsinė,
Epna dėshirė tė msojmė,
E tė mirat tė punojmė,
Bėna tė but' e tė qetė,
E tė urt' e tė vėrtetė,
Jetėnė ta trashėgojmė
Ļ ÷ńŽóōēņ eri dr äåķ åßķįé óõķäåäåģŻķļņ   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 03-06-09, 10:57   #5
eri dr
I/e rrespektuar
 
Avatari i eri dr
 
Gabim

Shqipėri, o jetėgjatė!

Shqipėri, o jetėgjatė,
ty tė kemi mėmė e atė
dhe pėr ty do tė luftojmė
gjersa tė tė trashėgojmė.
Pėr ty tė gjithė, ditė dhe natė,
mendohemi gjerė e gjatė,
ti kurrė s“prishesh, s“shkretohesh,
as drobitesh, as rrėgjohesh,
mė ke gjithė bukuritė
e tėtėra mirėsitė,
ke fusha me lule shumė.
lumenj tė mėdhenj pa gjumė,
male tė lart' e tė veshura,
buzėn e detit tė qeshur,
Mėje dritėz nė dritė
me tė gjitha mirėsitė.
...................................
Shqipėri, tė qofsha falė,
tė kam mėmė e mė ke djalė.
Ļ ÷ńŽóōēņ eri dr äåķ åßķįé óõķäåäåģŻķļņ   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 03-06-09, 10:58   #6
eri dr
I/e rrespektuar
 
Avatari i eri dr
 
Gabim

Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder!

O malet e Shqipėrisė dhe ju, o lisat e gjatė,
fushat e gjera me lule, qė ju kam ndėr mend ditė e natė.

Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj tė kulluar,
ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pyje tė gjelbėruar!

Do tė kėndoj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
o vendėthit e bekuar, ju mendjen ma dėfreni...
Ti, Shqipėri, mė jep nder, mė jep emrin shqiptar,
zemrėn ti ma gatove plot me dėshirė e me zjarr!
Ļ ÷ńŽóōēņ eri dr äåķ åßķįé óõķäåäåģŻķļņ   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 03-06-09, 10:59   #7
eri dr
I/e rrespektuar
 
Avatari i eri dr
 
Gabim

TE VEGJELIT

Lerini te gjithe te vijne
Te vegjelit prane meje
Ah, mos i beni te qajne
Kurre te mos mallengjehen
Syte ulur te mos mbajne
Dhe te meken e te ndehen
Por te qeshin, te nxitojne
Te bredhin e te gezojne
Te prehen e te kendojne
E kurre te mos mendohen.
Me vjen keq t'u mardhe dora
e faqja bukuroshe
Kur bie e shkreta debore
Dhe kembeza vogeloshe
Me k'ėnda t'u mbaj ne duar....

N'ate sy kurre mos shtjere
Lotin e hidhur e te shkrete
Dhe mos e lere te bjere
Po falu ne buzet, gaz
Dhe ne sythit bukurine
E rriti caze nga caze
Duke u dhene urtesine.
Epu jetezen e gjate
Edhe mos i lere kurre
Pa memeze e pa ate
Dhe ne brenge e te semure
s'mund t'i shohe te mallengjyer
a te varfer a te mjere!
Dhe te grisur e te shqyer
kurre, kurre mos i lere!
Falu gjithe miresite
Te rrojen me nder ne jete
te mesojne diturite
Te behen te vertete
Te nderojne memedhene
Vlerat t'ja lartesojen
Mbi gjithe boten ta ngrene
Si lule ta zbukurojne!!
Ļ ÷ńŽóōēņ eri dr äåķ åßķįé óõķäåäåģŻķļņ   Pėrgjigju duke Cituar
Pėrgjigju

Bookmarks


Ne kemi 1 vizitor, (0 Antarė dhe 1 misafirė)
 
Veglat E Temės
Shfaq Modėt

Regullat e Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code ėshtėON
Fytyrat janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur
Zgjidh Forumin

Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 03:26.

Powered by vBulletin® Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Κατασκευή Ιστοσελίδας Nipastudio.Com

Te drejtat e rezervuara nga Shqiperia.gr